Spektakli i Kupës së Kosovës i lë vend plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Kastrioti, që e fitoi Kupën, të shtunën e pret Vëllaznimin e Gjakovës në gjysmëfinalen e parë.
Ndeshja luhet nga ora 20:00 në palestrën “Bill Clinton”, ndërsa ferizajasit synojnë hapin e parë drejt finales.
Për kalim në finale, skuadrave u duhen dy fitore.
Kastrioti e përfundoi stinorin e rregullt me 50 pikë, në vendin e parë. Vëllaznimi u rendit i katërti me 23 pikë.
Dukshëm më tepër rivalitet pritet në gjysmëfinalen tjetër mes Rahovecit dhe Besa Famgasit.
Ndeshja e parë e kësaj gjysmëfinaleje zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Rahoveci ka përfunduar i dyti me 49 pikë, ndërsa Besa Famgas e treta me 43 pikë.
Për shkak të pozitës më të mirë, Rahoveci do ta ketë përparësinë e terrenit në ndeshjen e tretë eventuale.
Rahoveci është kampion në fuqi, por pritet të sfidohet seriozisht nga Besa Famgas.
Skuadra pejane luajti ndeshje të fortë dhe plotësisht të barabartë në finale të Kupës me Kastriotin dhe e pret me optimizëm plejofin.