Shqiponja zotohet për hakmarrje ndaj Istogut

Hendboll

Shqiponja zotohet për hakmarrje ndaj Istogut

Nga: K.G. Më: 1 maj 2026 Në ora: 14:14
Shqiponja e Gjakovës

Shqiponja e Gjakovës zotohet për hakmarrje ndaj Istogut për eliminim nga Kupa e Kosovës në hendboll.

Vashat e Shqiponjës janë mirë të përgatitura dhe presin paraqitje të mirë ndaj kampiones në fuqi. 

Ndeshja luhet nesër në orën 18.00 në palestrën e sportit "Shani Nushi" në Gjakovë.

“Nesër, ekipi ynë do të përballet me Istogun në kuadër të gjysmëfinales së parë të playoff-it,një ndeshje e rëndësishme për vazhdimin e garës drejt titullit kampion.

Pas përballjes së fundit në gjysmëfinale, skuadra është e vetëdijshme për sfidën që e pret dhe e përgatitur maksimalisht për të dhënë më të mirën në fushë. 

Ftojmë të gjithë mbështetësit të jenë pranë ekipit dhe ta përkrahin në këtë ndeshje të rëndësishme”, thuhet në një njoftimin e gjakovareve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat