Fillojnë garat shtesë, synohet finalja e madhe e plejofit

Hendboll

Fillojnë garat shtesë, synohet finalja e madhe e plejofit

Më: 1 maj 2026 Në ora: 15:18
Pamje nga ndeshja

Pas turneut final të Kupës, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Ferizaj, të shtunën fillojnë garat shtesë (plejofi) në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën prej orës 18:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë takohen Shqiponja e Istogu.

Ndërkohë të dielën prej orës 20:00 është ndeshja në mes të Samadrexhës dhe Ferizajt.

Gjysmëfinalja zhvillohet deri në dy ndeshje të fituara. Pra maksimalisht janë tri ndeshje.

Priten ndeshje të forta dhe dramatike. 

Samadrexha e përfundoi pjesën e rregullt të kampionatit në vendin e parë duke i fituar të gjitha 16 ndeshjet.

Luan me Ferizajn që përfundoi i katërti me 20 pikë. Këto dy skuadra u takuan edhe në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa fitore shënoi Samadrexha, që në fund edhe festoi Kupën e Kosovës.

Shqiponja në pjesën e rregullt të kampionatit ishte e dyta me 26 pikë. Istogu, që është kampion në fuqi, përfundoi i treti me 23 pikë.

Istogu e mposhti Shqiponjën në gjysmëfinale të Kupës.

Ndeshjet e dyta të serisë gjysmëfinale janë mesjavën e ardhshme

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat