Samadrexha shpërthen në pjesën e dytë për fitore bindëse

Hendboll

Samadrexha shpërthen në pjesën e dytë për fitore bindëse

Më: 3 maj 2026 Në ora: 21:49
Pamje nga ndeshja

Lojtaret e Samadrexhës kanë shpërthyer në pjesën e dytë për fitore bindëse ndaj Ferizajt në gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në pjesën e parë Ferizaj shfaqi dukshëm më tepër, ndërsa krijoi epërsi deri në gjashtë gola (15:9).

Pas 30 minutave rezultati ishte16:13 për mysafiret nga Ferizaj.

Por në pjesën e dytë Samadrexha bëri përmbysjen e madhe të rezultatit. Dhe në fund fitoi bindshëm, 35:26.

Yasmin Souza, Jennifer Abreu, Oliveira Vitoria, Arona Krasniqi e Tina Hetemi i shënuan nga pesë gola për Samadrexhën.

Shkurte Mehmeti i realizoi shtatë gola për Ferizajn, kurse nga katër i kishin Elsa Kongjeli, Lorena Matarova dhe Sevdanur Ozkan.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet mesjavën e ardhshme në Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat