Deçani e fiton ndeshjen vendimtare, kthehet në Superligë

Hendboll

Deçani e fiton ndeshjen vendimtare, kthehet në Superligë

Më: 6 maj 2026 Në ora: 22:03
Deçani

Në një atmosferë shumë të bukur sportive dhe në praninë e rreth 800 shikuesve, Deçani e Istogu e kanë luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen kryesore të edicionit në Ligën e Parë.

Para tifozëve të tij, Deçani fitoi me rezultat 28:18 për të përfunduar i pari në Ligën e Parë dhe kështu për të siguruar kthimin në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Istogu përfundoi i dyti dhe do të luajë me Trepçën në ndeshjen e barazhit.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte interesante, ndonëse hendbollistët deçanas shfaqën më shumë.

 Aldijon Cacaj, Eminent Dobraj, Brahim Shabanaj e Aldren Cacaj i shënuan nga pesë gola për Deçanin. 

Tek Istogu, Florent Mavraj, Albios Beqiraj dhe Aurel Balaj i shënuan nga katër gola.

Deçani e përfundoi kampionatin me 20 pikë, dy më shumë se Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat