Shqiponja me zemër të madhe ndaj Samadrexhës, trajneri Mahmut Sadiku befason të gjithë

Hendboll

Shqiponja me zemër të madhe ndaj Samadrexhës, trajneri Mahmut Sadiku befason të gjithë

Nga: K.Goca Më: 13 maj 2026 Në ora: 21:48
Shqiponja

Shqiponja nga Gjakova si shqiponjë, në udhëtim ka triumfuar me rezultat 23:22 (10:12) ndaj Samadrexhës, fitueses së Kupës së Kosovës, në ndeshjen e parë të finales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll.

Vashat e trajnerit Mahmut Sadiku treguan zemër të madhe në Samadrexhë, duke arritur triumf të madh dhe duke kaluar në epërsi 1:0 në serinë finale.

Hendbollistet Ana Gonçalves dhe Alma Nivokazi u shquan me lojë shumë të mirë së bashku me bashkëlojtaret.

Ana Gonçalves dhe Alma Nivokazi realizuan nga 6 gola secila dhe shokuan vendaset.

Te Samadrexha u dallua Jennifer Toledo me 5 gola.

Trajneri Mahmut Sadiku tregoi sonte se është mjeshtër për t’i fituar finalet e play-off-it. Një fitore e madhe që e afron Shqiponjën drejt titullit të kampionit.

Skuadra që arrin tri fitore shpallet kampione, ndërsa Shqiponja tashmë udhëheq me rezultat 1:0 në seri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat