Trajneri i Samadrexhës duhet të japë llogari

Hendboll

Trajneri i Samadrexhës duhet të japë llogari

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 maj 2026 Në ora: 12:19
Pamje

Humbja në finalen e parë të play-off-it mund të ndodhë, sepse në sport ka befasi dhe ditë kur gjërat nuk ecin sipas planit.

Por pse trajneri i Samadrexhës duhet të japë llogari për finalen e dytë të play-off-it?

Një statistikë është alarmante: prej minutës së 46-të, Samadrexha nuk ka shënuar asnjë gol në Gjakovë!

Rezultati ishte 24:22 në minutën e 47-të (46:44, siç shihej në semafor), ndërsa ajo që habiti të gjithë ishte fakti se për 14 minutat e fundit skuadra nuk realizoi asnjë gol dhe sfida përfundoi me rezultat 26:22.

Kjo kërkon përgjegjësi nga trajneri. Si mund t’i ndodhë një gjë e tillë ekipit lider të kampionatit? Ku ishte reagimi taktik? 

Besnik Basholli, si kryetar i klubit, duhet të kërkojë llogari jo vetëm nga trajneri, por edhe nga hendbollistet dhe nga vetja e tij. Loja e skuadrës nuk meriton notë kaluese.

Në përgjithësi paraqitja ishte e dobët, por pyetja më e madhe mbetet: si është e mundur që një skuadër që dominoi kampionatin të mos shënojë asnjë gol për 14 minuta?

Mbrojtja e Shqiponjës shpeshherë binte nga sistemi, por Samadrexha nuk arriti ta shfrytëzojë këtë. Kjo e bën situatën edhe më shqetësuese.

Nëse Samadrexha nuk e fiton titullin e kampionit, do të konsiderohet një dështim i madh, sidomos duke pasur parasysh se nuk e kapitalizoi rënien e Istogut.

Pa përgjegjësi nuk mbetet as kryetari i klubit në aspektin sportiv.

Secili duhet t’i kërkojë llogari vetes, si është e mundur që për 14 minuta të mos shënohet asnjë gol?

Pa koment!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat