Përfundon kampi me hendbollistë të rinj

Hendboll

Përfundon kampi me hendbollistë të rinj

Më: 17 maj 2026 Në ora: 17:36
Pamje

Ka përfunduar kampi me hendbollistë të rinj, kandidatë për vend në ekipet kombëtare të grupmoshave.

Kampi e kishte fokusin në përgatitjen fizike, ndërsa pjesë e tij ishin afro 30 hendbollistë të klubeve të vendit.

Kampin e udhëhoqi përzgjedhësi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund.

Shtabi teknik është ndarë shumë i kënaqur me grumbullimin dhe punën e hendbollistëve tanë të rinj.

Prej të enjtes janë mbajtur gjashtë seanca stërvitore, kurse kishte edhe angazhime të tjera për lojtarët tanë me potencial.

Është ky aktiviteti i radhës i Federatës së Hendbollit të Kosovës që për synim e ka rritjen e vazhdueshme të nivelit të të rinjve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat