Shqiponja synon të festojë titullin në Samadrexhë

Hendboll

Shqiponja synon të festojë titullin në Samadrexhë

Më: 20 maj 2026 Në ora: 18:59
Shqiponja e Gjakovës

Shqiponja e Gjakovës synon nesër të festojë në Samadrexhë titullin e ri të kampionit të Kosovës në hendboll.

Vashat e Shqiponjës janë optimiste për ballafaqimin e nesërm që luhet në orën 20.00 në Samadrexhë.

Gjakovaret janë të qetë për faktin se avancojnë me rezultat 2:0 ndaj Samadrexhës.

“Nesër na pret ndeshja që mund të na shpallë Kampione të Kosovës!

Nesër nuk luajmë vetëm një ndeshje…

Nesër luajmë për titullin e kampionit! 

Pas një sezoni me shumë sakrificë, djersë e luftë deri në fund kemi ardhur vetëm një hap larg ëndrrës sonë

Ndeshja luhet në Samadrexhë, nga ora 20:00

Dy herë kemi triumfuar ndaj Samadrexhës dhe nesër hyjmë në fushë me zemër, krenari dhe besim për ta sjellë titullin përsëri në Gjakovë.

Na duhet përkrahja juaj më shumë se kurrë, ejani pranë vajzave tona dhe ta jetojmë së bashku këtë moment të madh!”, ka bërë të ditur KHF Shqiponja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat