Sonte, me fillim nga ora 19:00, palestra "Shani Nushi" në Gjakovë do të jetë nikoqire e lojws kryesore të hendbollit kosovar për femra. Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se gjithçka është gati për përballjen e zjarrtë të "Finale 4" në Superligë mes K.H. Shqiponja dhe K.H. Samadrexha.
Ndeshja e sotme mbart një peshë jashtëzakonisht të madhe:
Shqiponja zbret në parket me synimin e vetëm për të shënuar fitore dhe për të siguruar titullin e madh kampion.Samadrexha, në anën tjetër, vjen si mysafire me misionin e vështirë për të rrëmbyer një rezultat pozitiv që do të barazonte serinë finale dhe do të mbante gjallë shpresat për trofe.
Ky ballafaqim titanësh pritet të dhurojë spektakël dhe rivalitet të lart