Në Samadrexhë vendoset kampioni

Hendboll

Në Samadrexhë vendoset kampioni

Më: 27 maj 2026 Në ora: 17:34
Pamje nga ndeshja

Në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, të enjten mbrëma vendoset kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në ndeshjen e fundit finale, nga ora 20:00, përballen Samadrexha e Shqiponja.

Pas katër ndeshjeve rezultati është 2:2. Dhe skuadra që shënon fitore, shpallet kampione.

Kjo e bënë ndeshjen e së enjtes shumë të rëndësishme.

Pritet po ashtu ndeshje e fortë dhe dramatike.

Të dy skuadrat janë të përkushtuara për ta fituar titullin e kampionit.

Por vetëm njëra anë do të festojë.

Shqiponja e nisi furishëm serinë finale duke e fituar ndeshjen e parë dhe të dytë.

Por Samadrexha reagoi duke fituar ndeshjen e tretë dhe të katërt dhe duke dërguar serinë finale në ndeshjen vendimtare.

Pritet që edhe numri i shikuesve të jetë i madh në palestrën e Samadrexhës, që është e njohur për traditën që e ka në hendboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat