Vëllezërit e shpëtuan finalen e Kosovës mbrëmë

Hendboll

Vëllezërit e shpëtuan finalen e Kosovës mbrëmë

Nga: K.Goca Më: 29 maj 2026 Në ora: 12:26
Rikard e Nikollë Quni

Njeriu i mençur në vendin e duhur apo njerëzit e mençur në vendin e duhur!

Vëllezërit Nikollë e Rikard Quni menduan gjatë, nuk u ngutën dhe morën vendime ashtu siç i ka hije njerëzve me përgjegjësi, duke e shpëtuar mbrëmë finalen e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).

Me urtësinë dhe zgjuarsinë e tyre, tipike për një frymë evropiane, vendosën me kokë të ftohtë që të pritet derisa të largohej tymi i gazit lotsjellës nga palestra.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike, por pavarësisht vështirësive, pas një ore e 15 minutash finalja vazhdoi.

Në fund, Samadrexha triumfoi me rezultat 25:23, në një ndeshje që për pak sa nuk rrezikoi të ndërpritej plotësisht për shkak të rrethanave të krijuara.

Nikollë e Rikard Quni meritojnë vlerësim të madh për guximin, maturinë dhe largpamësinë që treguan, sepse me qetësinë dhe vendimmarrjen e tyre shmangën mundësinë që finalja e pestë të mos zhvillohej, në një atmosferë të rënduar nga tymi i hedhur në palestër në Samadrexhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat