Në Mitrovicë përfundon faza e parë e projektit "Master Plan"

Hendboll

Në Mitrovicë përfundon faza e parë e projektit "Master Plan"

Më: 31 maj 2026 Në ora: 20:15
Pamje

Me një garë shumë të bukur të zhvilluar në palestrën "Minatori", ka përfunduar në Mitrovicë faza e parë e projektit "Master Plan".

Këtë projekt e ka fituar federata jonë nga Federata Evropiane e Hendbollit.

Në Mitrovicë projekti është implementuar përmes një lige shkollore, kurse pjesëmarrës ishin afro 200 fëmijë. Projekti, që për synim e ka rritjen e numrit të fëmijëve në hendboll, do të vazhdojë në vitin e ardhshëm shkollor.

Projekti është duke u zhvilluar edhe në disa qytete të tjera.

Në "Minatori" për të përcjellë nga afër garën e fëmijëve ishin sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Muhamet Arifi, administratori i garave, Nikollë Quni dhe trajnerë të KH Trepça.

Projekti është implementuar me asistimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Mitrovicë. Drejtori i DKRS - Mitrovicë, Gazmend Asllani, po ashtu ishte në përmbyllje të fazës së parë të "Master Planit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat