Arbios Mushkolaj, hendbollist i Rahovecit dhe kombëtares së Kosovës, është operuar me sukses.
Synimi i tij është që të kthehet sa më shpejt në parket për t’i ndihmuar shokët drejt suksesit.
“Me sukses kam kaluar operimin në gjurin tim.
Edhe pse ky lëndim më erdhi para ndeshjeve të play-off-it, dëshira e madhe për të arritur suksese me ekipin tim më bëri të luaj përkundër lëndimit.
Dua të shpreh mirënjohjen time për klubin tim KH Rahoveci, bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve dhe stafin mjekësor që më qëndruan pranë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Me vullnet dhe përkushtim maksimal, do të punoj fort për t’u rikthyer sa më shpejt në stërvitje me ekipin dhe për të vazhduar së bashku drejt sukseseve të radhës!”, ka bërë të ditur Mushkolaj.