Shqiponja U-18 nga Gjakova është kampione e Kosovës në hendboll (femrat).
Njomaket e Shqiponjës triumfuan në finale me rezultat 34:33 ndaj Istogut.
Ky suksese është i madh për Shqiponjën e cila si gjithmonë i kushton rëndësi punës me të reja.
“Me krenari të madhe shpallemi kampione të Kosovës në kategorinë U18!
Një sezon i mbushur me punë, përkushtim, disiplinë dhe sakrificë u kurorëzua me titullin kampion.
Këto vajza dëshmuan gjatë gjithë sezonit se me karakter dhe zemër të madhe mund të arrihen rezultatet më të mira.
Jemi jashtëzakonisht krenarë jo vetëm për trofeun e fituar, por edhe për mënyrën se si këto vajza e kanë përfaqësuar klubin gjatë gjithë sezonit, me respekt, përkushtim dhe shpirt garues.
Sot festojmë një sukses të madh dhe një titull të merituar.
Urime kampioneve tona U18! Ky është shpërblimi i punës, sakrificës dhe përkushtimit të treguar gjatë gjithë sezonit”, shkruan në faqen e KHF Shqiponja.