Ekipi shqiptar përforcohet 

Hendboll

Ekipi shqiptar përforcohet 

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2026 Në ora: 16:32
Rosana Pavllova

Ish hendbollistja e Kumanovës, Rosana Pavllova, është përforcimi i pestë për nënkampionen e Maqedonisë së Veriut, ekipin shqiptar Çairi.

Pavllova nënshkroi kontratë për sezonin e ardhshëm dhe do të jetë përforcim i madh për ekipin e trajnerit Basri Latifi.

Gjatë sezonit që e lamë pas, pati performancë të shkëlqyeshëm për Kumanovën dhe shënoi 108 gola në 25 ndeshje.

Çairi, para pak kohe u përforcua edhe me Mihaela Kraleva, Nora Mahmud dhe Stefani Ristiq, si dhe Mihaela Veljanoska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat