Të mërkurën në Palestrën e Qytetit në Shtime janë luajtur gjysmëfinalet e Final8 të Ligës së Pioniereve (U16).
Fillimisht Vushtrria fitoi ndaj Ulpianës me rezultat 27:14.
Shumë interesante ishte gjysmëfinalja e dytë mes Besës e Prishtinës.
Pas vazhdimeve fitore shënoi Besa e Pejës me rezultat 26:25.
Të enjten prej orës 18:00 është ndeshja për vend të tretë, kurse finalja zhvillohet nga ora 19:15. Edhe këto ndeshje zhvillohen në Shtime.