Besa, kampione e Kosovës te pionieret

Hendboll

Besa, kampione e Kosovës te pionieret

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 21:55
Besa e Pejës

Besa e Pejës është kampione e Kosovës në hendboll në konkurrencë të pioniereve (U16).

Në finale, të enjten mbrëma në Shtime, Besa fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 26:18.

Pjesa e parë përfundoi 13:11 për ekipin pejan, që bëri shkëputje më të madhe në pjesën e dytë.

Samanda Konjuhaj i realizoi nëntë gola për Besën. Gjashtë i kishte Klea Kelmendi e pesë Suela Gashi.

Te Vushtrria më efikasja ishte Eliza Shabani me gjashtë gola. Pesë i kishte Jusra Begu e katër Dilara Bangu.

Në ndeshje për vend të tretë, Prishtina fitoi 22:11 ndaj Ulpianës.

Kupën e kampionit për kapitenen e Besës e ndau Xhavit Morina, zëvendëspresident i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Medaljet i ndanë Fatmire Ferati dhe Isak Osmani, anëtarë të Bordit të FHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat