Ka përfunduar të dielën gara në Ligën e Fatosëve të Kosovës në hendboll.
Pas një gare shumë interesante, kampione u shpall Trepça.
Skuadra mitrovicase në finale fitoi ndaj Vëllaznimit.
Ndërkohë për vend të tretë, Prizreni e mposhti Kastriotin.
Gara për fatosë synim e ka argëtimin e njomakëve tanë dhe lidhjen e mëtejmë të tyre me sportin e hendbollit. Natyrisht nuk ka munguar as rivaliteti dhe dëshira për sukses sportiv.
Trofeun e kampionit për kapitenin e Trepçës e ndau Isak Osmani, anëtar i Bordit të FHK-së.