Klubet  e Kosovës më 14 korrik mësojnë kundërshtarët evropianë

Hendboll

Klubet  e Kosovës më 14 korrik mësojnë kundërshtarët evropianë

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 12:04
Pamje nga ndeshja

Federata Evropiane e Hendbollit ka konfirmuar të hënën ekipet që do të paraqiten në Kupën Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup).

Gjithsej 54 skuadra do të garojnë në nivelin e tretë të garave kontinentale.

Shorti për fazën e parë të garave do të tërhiqet më 14 korrik nga ora 11:00.

Plot 44 skuadra do të fillojnë në raundin e dytë, që është fillestar. Ndeshjet e këtij raundi do të luhen më 3/4 dhe 10/11 tetor.

Në short, Samadrexha është në mesin e skuadrave bartëse. Ndërkohë Shqiponja, Istogu dhe Ferizaj janë në mesin e skuadrave jobartëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat