Tjetër fitore për Sllovakinë!
Sllovakia e ka fituar ndeshjen e parë të ditës së tretë në Men’s 20 EHF Championship II.
Të mërkurën paradite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, sllovakët fituan 26:23 ndaj Britanisë së Madhe.
Sllovakia tani i ka katër pikë. Britania e Madhe mbetet në kërkim të suksesit të parë.