Fitorja e dytë e Kombëtares U20 të Kosovës

Hendboll

Fitorja e dytë e Kombëtares U20 të Kosovës

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 19:37
Kombëtarja U20 e Kosovës

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e dytë në Men’s 20 EHF Championship I, që po mbahet në Prishtinë.

Të shtunën pasdite, djemtë tanë fituan 30:29 ndaj Italisë.

Fundi i ndeshjes ishte dramatik, ndonëse Kombëtarja jonë ishte shumicën e kohës në epërsi.

Pas epërsisë 28:24 të Kombëtares sonë, Italia u afrua në 28:26. Më pas Kombëtarja jonë shënoi për 29:26, kurse italianët shënuan tri herë rresht për 29:29. Por fare në fund Suad Pajaziti nxori penallti të shpejtë, të cilën e realizoi Olsi Mulaj për 30:29.

Olt Kabashi ishte më i dalluari në Kombëtaren tonë me plot 16 pritje.

Tetë gola i shënoi Granit Kadiri, që ishte më efikasi. Suad Pajaziti dhe Olsi Mulaj i realizuan nga shtatë, ndërsa Amar Muqolli katër gola.

Të dielën djemtë tonë e kanë ndeshjen përmbyllëse, përkatësisht ndeshjen për plasman përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat