Kosova e treta në Evropianin në Prishtinë

Hendboll

Kosova e treta në Evropianin në Prishtinë

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 19:36
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar e treta në Men's 20 EHF Championship I në Prishtinë.

Në ndeshje për medalje të bronztë, Kombëtarja jonë U20 e mposhti të dielën Italinë me rezultatin 26:25.

Ndeshja kishte fund dramatik, ndërsa Olsi Mulaj e shënoi golin e fitores në sekondën e fundit.

Italianët shfaqën më shumë në pjesën e parë, por Kombëtarja jonë u kthye furishëm në minutat e fundit të takimit për ta mbyllur në podium Evropianin.

Është ky tjetër sukses i gjeneratës që vjet luajti në Botërorin në Egjipt.

Suad Pajaziti ishte më i dalluari në Kombëtaren e Kosovës. Ai ndeshjen e përfundoi me 9 gola nga 9 tentime.

Gjashtë gola i realizoi Olsi Mulaj, kurse tri Amar Muqolli.

Olt Kabashi i bëri dhjetë pritje.

Në Evropianin I garuan gjashtë ekipe kombëtare. Gjashtë të tjera ishin në Men's 20 EHF Championship.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat