Të dielën grumbullohet Kombëtarja U18

Hendboll

Të dielën grumbullohet Kombëtarja U18

Më: 24 korrik 2026 Në ora: 22:25
Lista

Nuk kanë të ndalur aktivitetet ndërkombëtare për Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Të dielën në Ferizaj grumbullohet Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë), që gjatë muajit të ardhshëm paraqitet në Kampionat Evropian.

Këtë grupmoshë e udhëheqë Bujar Qerimi, koordinator i gjenerave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Hendbollistët e rinj do të përgatiten në Ferizaj deri më 1 gusht, kur është udhëtimi për në Gjeorgji. Kosova U18 merr pjesë në “Men’s 18 EHF Championship II”. Në këtë Evropian marrin pjesë edhe Belgjika, Qipro, Britania e Madhe, Bullgaria dhe Gjeorgjia.

Ndeshja e parë e Kombëtares sonë është më 2 gusht nga ora 11:45 ndaj Bullgarisë, në Telavi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat