Kosova U18 e luan ndaj Bullgarisë ndeshjen e parë

Hendboll

Kosova U18 e luan ndaj Bullgarisë ndeshjen e parë

Më: 29 korrik 2026 Në ora: 23:30
Kombëtarja U18 e Kosovës

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Evropian në Gjeorgji.

18-vjeçarët janë vendosur në Ferizaj, ndërsa po punojnë me zell nën urdhrat e Bujar Qerimit, kordinatorit të gjenerave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Tashmë dihet edhe orari i ndeshjeve në “Men’s 18 EHF Championship II” që mbahet në Telavi të Gjeorgjisë.

Më 2 gusht nga ora 11:45, djemtë tanë luajnë me Bullgarinë.

Më pas janë ndeshjet me Qipron, Belgjikën, Gjeorgjinë dhe Britaninë e Madhe. Më 9 gusht, në ditën e fundit të Evropianit, janë ndeshjet për plasman përfundimtar.

Kjo gjeneratë tashmë ka përvojë nga disa ngjarje ndërkombëtare. Synohet Evropian i suksesshëm që do të tregonte rritjen e vazhdueshme në cilësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat