Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të dielën paradite ndeshjen e parë më Men’s 18 EHF Championship II në Telavi të Gjeorgjisë.
Djemtë tanë janë përballur me Bullgarinë U18, ndërsa kanë shfaqur pak.
Kanë pësuar me rezultat 36:26.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:11 në të mirë të bullgarëve të rinj.
Të hënën nga ora 14:00, Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve luan me Qipron. Synohet reagimi pas paraqitjes jo të mirë në ndeshjen e parë.