Fitore e Kosovës U18 ndaj Britanisë së Madhe

Hendboll

Fitore e Kosovës U18 ndaj Britanisë së Madhe

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 15:43
Kombëtarja U18 e Kosovës

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore ndaj Britanisë së Madhe në kuadër të “Men’s 18 EHF Championship II”.

Të shtunën në Telavi të Gjeorgjisë, Kosova U18 fitoi me rezultatin 24:22.

Kombëtarja jonë ka dominuar nga fillimi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:5 në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e dytë rastin e fituan të gjithë lojtarët, ndërsa britanikët u afruan në rezultat.

Por pa rrezikuar fitoren e Kombëtares sonë.

Arbian Thaqi i shënoi shtatë gola. Eltijon Hoxha i kishte katër, sa edhe Dorart Ramadani.

Të dielën Kombëtarja jonë luan për vendin e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat