Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar të dielën paraqitjen në “Men’s 18 EHF Championship II” në Telavi të Gjeorgjisë.
Kosova u përball me Belgjikën në ndeshjen për vendin e tretë, por pësoi humbje 37:32, duke e mbyllur garën në pozitën e katërt.
Kjo ishte ndeshja e gjashtë për djelmoshat kosovarë në këtë Evropian, që përbëri një përvojë të rëndësishme për zhvillimin e tyre.
Ndërkohë, aktivitetet ndërkombëtare vazhdojnë për hendbollin kosovar, pasi së shpejti pritet grumbullimi i Kombëtareve seniore për pjesëmarrjen historike në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” në Itali.