Kastrioti vazhdon me përforcime

Hendboll

Kastrioti vazhdon me përforcime

Nga: K.G. Më: 9 gusht 2026 Në ora: 19:10
Pamje nga prezantimi

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti i Ferizajt, vazhdon me përforcime për edicionin e ri dhe për garat evropiane.  

Hendbollisti Vuk Lakiçeviq është përforcim i radhës.

“KH Kastrioti përforcohet me Vuk Lakiçeviq, 24-vjeçarin malazez që luan në pozitën mbrojtës i djathtë.

Vuk, me 200 cm gjatësi, vjen te Kastrioti pas eksperiencës së fundit në Mleeha Club në Dubai, ndërsa më herët ka mbrojtur ngjyrat e PLER Budapest, RK Lovćen dhe TSV St. Gallen.

Gjithashtu, ka qenë pjesë e kombëtareve të reja të Malit të Zi”, ka njoftuar KH Kastriotii.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat