Kosova dëshpëron në sfidën me Italinë

Hendboll

Kosova dëshpëron në sfidën me Italinë

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 22:24
Pamje nga ndeshja

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës e kanë luajtur të dielën mbrëma ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Në Fasano, djemtë tanë u përballën me Kombëtaren e Italisë. Pësuan humbje me rezultat 39:23. 

Dallimin në rezultat italianët e bënë në pjesën e parë, që përfundoi 21:9.

Dhe e kontrolluan lojën në pjesën e dytë.

Kombëtarja jonë paraqitet me përbërje të kombinuar në Lojëra Mesdhetare. Ky grup për herë të parë luan së bashku.

Për shkak të obligimeve në skuadrat e tyre, mungojnë shumica e lojtarëve të Kombëtares A. Janë ftuar lojtarë të Kombëtares U20.

Pas dy ditësh djemtë tanë përballen me Egjiptin. Ndeshja e fundit në grup është ndaj Portugalisë, të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat