Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve e ka përfunduar me fitore paraqitjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Të hënën paradite hendbollistët tanë fituan ndaj Qipros me rezultat 31:27.
Kombëtarja jonë ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes për fitore solide në fund. Ndeshja ishte e vlefshme për vendin e shtatë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Egzon Gjuka, Arbios Mushkolaj dhe Jon Vokshi i shënuan nga gjashtë gola. Pesë i realizoi Suad Pajaziti e katër Alban Haziri. Shtatë pritje i kishte Olt Kabashi.
Për herë të parë ekipet tona kombëtare kanë garuar në Lojëra Mesdhetare. Rastin e kanë fituar shumë hendbollistë të rinj, për të cilët kjo ngjarje shumësportëshe është përvojë shumë e rëndësishme për të ardhmen.