KH Besa Famgas zhvilloi sonte një ndeshje kontrolluese ndaj Buduçnostit nga Podgorica, të cilën e përfundoi me fitore 29:24
“Gjatë takimit, KH Besa Famgas pati kontrollin e lojës dhe dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke treguar organizim të mirë në të dyja fazat e lojës.
Krahasuar me ndeshjen e parë, ekipi shfaqi progres të dukshëm në aspektin taktik dhe në organizimin kolektiv.
Kjo ndeshje shërbeu si një tjetër test i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë evropiane, e cila do të zhvillohet të shtunën e ardhshme.
Stafi teknik vazhdon të punojë në mënyrë intensive, duke testuar skema dhe variante të ndryshme taktike, me synim përgatitjen sa më të mirë të ekipit për sfidën e radhës në Evropë.
Një test pozitiv, një paraqitje e mirë dhe një tjetër hap përpara në përgatitjet e KH Besa Famgas”, thuhet nga faqja e KH Besa Famgas.