Ish hendbollisti dhe trajneri Blerim Beqiri është me detyrë të re.
Ai është emëruar trajner të Akademia e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj.
“Blerim Beqiri, Magjistër i Edukimit Fizik dhe Shëndetësor dhe trajner i licencuar i hendbollit, është trajner i Akademisë së Hendbollit Kastrioti.
Ai do të punojë me grupmoshat pionerë, kadetë dhe juniorë, duke kontribuar në zhvillimin e gjeneratave të reja”, ka njoftuar KH Kastrioti.