Është bërë tërheqja e shortit për edicionin 2026/2027 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Shorti është tërhequr të premten pasdite në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Kastrioti i Ferizajt e fillon mbrojtjen e titullit me ndeshjen në shtëpi ndaj Rahovecit.
Rivalitet i madh pritet në ndeshjet Besa Famgas – Deçani dhe Prishtina – Vëllaznimi.
Në kuadër të xhiros së parë është edhe ndeshja mes Trepçës dhe Llapit të Podujevës.
Edicioni i ri garues fillon më 30 shtator.
Më 27 shtator janë ndeshjet për Superkupë.