Vlerson Zherka sërish rikthehet në klubin e hendbollit Prishtina.
Prishtina është edhe më e kompletuar kur i shtohen edhe dy përforcime tjera, si Rron Ramadani dhe Lulzim Shabani.
“KH Prishtina ka arritur marrëveshje me qendrën Vlerson Zherka, i cili do t’i bashkohet skuadrës sonë si përforcimi i radhës për sezonin e ri.
Vlersoni njihet për aftësitë e tij sportive, angazhimin dhe seriozitetin në fushë, duke qenë një lojtar që pritet të sjellë vlerë të shtuar dhe konkurrencë në skuadër.
Vlerson Zherka ka qenë pjesë e KH Prishtina edhe më herët, ku gjatë kohës së tij në klub ka dhënë vazhdimisht kontributin e tij dhe ka treguar përkushtim maksimal ndaj ekipit.
Tashmë, Vlersoni rikthehet në Prishtinë me ambicie të mëdha, motivim dhe dëshirë për të kontribuar në realizimin e objektivave të klubit.
Besojmë se cilësitë, përvoja dhe karakteri i tij do të jenë një vlerë e rëndësishme për skuadrën tonë në rrugëtimin drejt objektivave të sezonit të ri”, ka njoftuar KH Prishtina.