Kastrioti me kundërshtar nga Italia

Hendboll

Kastrioti me kundërshtar nga Italia

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 14:28
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Kosovës në hendboll, Kastrioti, ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup).

Shorti i tërhequr në Vjenë ka caktuar që Kastrioti të luajë me skuadrën nga Italia, Raimond Sassari.

Në raundin e dytë paraqiten 64 skuadra, 19 prej të cilave kanë avancuar nga raundi i parë.

Ndeshja e parë e Kastriotit do të luhet në Ferizaj më 17 apo 18 tetor. Ndërkohë ndeshja e kthimit është në Itali më 24 apo 25 tetor.

Në raundin e parë janë paraqitur Besa Famgas e Vëllaznimi, por që nuk kanë avancuar tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat