Hendbollistet e Istogut e kanë nisur me fitore kampionatin e ri të Kosovës.
Të mërkurën në palestrën “Dresha” në Banjë, Istogu fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 35:28.
Eya Nasr udhëhoqi istogaset me 13 gola. 12 i realizoi Mayssem Azri.
Te Ferizaj nga pesë gola i shënuan Lorena Matarova, Sevdanur Ozkan dhe Elsa Kongjeli.
Ndeshjet tjera të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave zhvillohen më vonë.