Ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Samadrexhës është ndërprerë në pjesën e dytë, në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll për femra.
Skuadra e Ferizajt ka braktisur fushën gjatë pjesës së dytë të takimit, duke bërë që ndeshja të ndërpritet.
Arsyet që çuan në këtë vendim ende nuk janë bërë të ditura.
Pritet që klubi i Ferizajt të dalë me një komunikatë zyrtare për të sqaruar rrethanat e braktisjes së fushës.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), në momentin e ndërprerjes, Samadrexha ishte në epërsi të thellë, me rezultat 23:5.