Vëllaznimit i ka takuar kryendeshja e javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi 32:28 ndaj Llapit të Podujevës.
Gjakovarët ishin në epërsi shumicën e kohës, por llapjanët nuk u dorëzuan deri në fund duke e bërë sfidën interesante. Në pjesën e dytë Llapi u afrua deri në dy gola.
Mali Luzha ishte më efikasi te Vëllaznimi me nëntë gola. Gjashtë i shënoi Granit Kadiri e pesë Çlirim Rama.
Te Llapi nëntë realizime i kishte Santos De Souza Kaiq. Cesar Caceres Cristaldo i shënoi gjashtë gola.
Vëllaznimi e shënoi fitoren e dytë, kurse e ka një disfatë. Llapi ka dy humbje e një fitore.
Po të shtunën, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës në kryeqytet me rezultat 47:28.
Ilir Istrefaj ishte më efikasi te Besa e Pejës me 14 gola. Yassine Henahen i realizoi tetë.
Te Prishtina më efikasi ishte Lum Xhemajlime nëntë goila. Enis Kuleta e Fatlum Batatina i kishin nga pesë gola.