Të hënën fillojnë përgatitjet e Kombëtares A

Hendboll

Të hënën fillojnë përgatitjet e Kombëtares A

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 19:34
Selektori Nenad Shoshtariq

Tashmë ka nisur grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares A të Kosovës për ndeshjet e rëndësishme të javës së ardhshme.

Të premten dhe të shtunën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kombëtarja jonë luan ndaj Estonisë.

Ndeshjet i takojnë fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Ndeshja e parë është të premten prej orës 20:00, kurse e dyta të shtunën prej orës 17:00.

Kombëtarja më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon në raundin tjetër të kualifikimeve. Synimi i Kombëtares sonë është kalimi tutje.

Të hënën paradite hendbollistet tona kanë seancë stërvitore në sallë fitnesi, ndërkohë që stërvitja e parë në fushën e lojës së hendbollit zhvillohet të hënën prej orës 17:30 në Pallatin e Rinisë.

Selektori Nenad Shoshtariq nën urdhra i ka hendbollistet më të mira të Kombëtares sonë. Kjo do të jetë sfida e parë e Kombëtares A me shtabin e ri teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat