Deçani pa telashe në Rahovec

Hendboll

Deçani pa telashe në Rahovec

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 20:09
Deçani

Deçani e ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën deçanasit fituan në palestrën “Mizahir Isma” ndaj Rahovecit me rezultatin bindës, 45:23.

Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së katërt.

Albi Gjuka ishte më efikasi te Deçani me 10 gola. Tetë i realizoi Albios Beqiraj e shtatë Xhafer Alimusaj.

Erblin Qerimaj dhe Ylli Morina i shënuan nga pesë gola për “vreshtarët”. Katër i kishte Genti Kafexhiu.

Deçani ka dy fitore e një humbje. Ndërkohë Rahoveci i ka humbur tri ndeshjet e deritashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat