Ndeshje interesante në Ligën e Parë

Hendboll

Ndeshje interesante në Ligën e Parë

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 20:43
Pamje nga ndeshja

Në fundjavë ka nisur gara edhe në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.

Në konkurrencë të femrave, ndeshja më interesante u zhvillua në Klinë në mes të Dukagjinit dhe Vushtrrisë.

Fitore me rezultat 27:25 shënoi Vushtrria.

CLICK e mposhti KEK-un me rezultat 29:26, në një tjetër ndeshje me rivalitet.

Ndërkohë Trepça ishte bindëse ndaj Vjosës, duke fituar me rezultat 36:20.

Te meshkujt u luajtën dy ndeshje dramatike. Istogu fitoi në “Minatori” ndaj Trepçës me rezultat 33:32, falë fundit më të mirë të ndeshjes.

Fitore si mysafire shënoi edhe Vushtrria. Të dielën e mposhti Drenicën në Drenas me rezultat 38:37.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat