Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, kishte tjetër angazhim evropian në fundjavë.
Hashani ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen e skuadrës polake, Ostrovia, me atë turke, Istanbul.
Ndeshja u zhvillua në Ostrow të Polonisë para 2100 shikuesve, ndërsa i takoi raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Fitore shënoi skuadra polake me rezultat 43:27.
Hashani ka përvojë të gjatë si delegat i EHF-së, ndërsa po delegohet shpesh nga shtëpia evropiane e hendbollit edhe në këtë edicion garues.