Kosova – Bullgaria, ndeshja e parë e “U16 Regional Challenge Cup”

Hendboll

Kosova – Bullgaria, ndeshja e parë e “U16 Regional Challenge Cup”

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 12:51
Pamje nga ndeshja

Me ndeshjen Kosova – Bullgaria fillon gara e re regjionale për hendbolliste të reja, “U16 Regional Challenge Cup”.

Këtë garë, që për qëllim e ka zhvillimin e mëtejmë të hendbollit, e organizon Liga Regjionale e Hendbollit që ka filluar këtë edicion në nivel klubesh.

Ndeshja mes Kosovës U16 dhe Bullgarisë U16 zhvillohet të enjten prej orës 19:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Kombëtarja jonë është grumbulluar të martën dhe po bëhet gati për ndeshjen e rëndësishme.

Kosova e Bullgaria janë pjesë e Grupit C, ku garon edhe Rumania. Menjëherë të premten prej orës 13:00 është ndeshja Rumania – Bullgaria.

Ndërkohë të shtunën prej orës 10:00 është ndeshja Rumania – Kosova. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Kosova U16 do t’i ketë dy ndeshje në grup edhe në fund të nëntorit në Bullgari dhe dy të tjera në fillim të dhjetorit në Rumani.

Por aktualisht i gjithë fokusi është te ndeshja me Bullgarinë. Shpresohet në fillim të suksesshëm.

“U16 Regional Challenge Cup” do të zhvillohet edhe te djemtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat