Të shtunën, në orën 19:00, do të zhvillohet derbi i javës së 6-të të Superligës së Kosovës në hendboll, mes Kastriotit të Ferizajt dhe Deçanit.
Kastrioti, fitues i kurorës së trefishtë, titullit, Kupës dhe Superkupës së Kosovës, e ka përparësinë e terrenit vendas dhe synon fitoren.
Deçani është përgatitur për ta befasuar kampionin në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Besa Famgas kryeson tabelën me 10 pikë, pas pesë fitoreve radhazi.
Pas saj renditet Deçani me 6 pikë (3 fitore dhe 1 humbje), ndërsa po aq pikë ka edhe Kastrioti (3 fitore dhe 1 humbje).