Reshjet rrisin për 50 centimetra nivelin e ujit në liqenin e Badovcit e 82 centimetra në atë të Batllavës

Kosova

Reshjet rrisin për 50 centimetra nivelin e ujit në liqenin e Badovcit e 82 centimetra në atë të Batllavës

Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Krahas dëmeve të reshurat e kanë edhe një dimension pozitiv.  

Ato ndikojnë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Në Liqenet e Badovcit dhe të Batllavës u shënua rritje e nivelit të ujit pas reshjeve më të reja të shiut dhe të bores.

Në Liqenin e Badovcit niveli i ujit është ngritur për 50 centimetra, teksa 82 centimetra është rritur në liqenin e Batllavës.

Sidoqoftë, nëse reshjet vazhdojnë edhe ditëve në vijim, rritja pritet të jetë shumë më e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat