Në Komunën e Obiliqit është mbajtur diskutimi publik për Planin e Integritetit, dokument që synon forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit institucional në administratën komunale.
Diskutimi u udhëhoq nga Behar Gashi, kryetar i Komisionit për Hartimin e Planit të Integritetit, ku u trajtuan çështje që ndërlidhen me identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve të korrupsionit, përmirësimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, si dhe avancimin e standardeve të etikës profesionale.
Plani i Integritetit synon të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të administratës komunale, forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet lokale dhe promovimin e qeverisjes së përgjegjshme.
Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në promovimin e transparencës dhe integritetit institucional, si dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.