Hapen nominimet për kryesues dhe zëvendëskryesues të Këshillit Prokurorial

Kosova

Hapen nominimet për kryesues dhe zëvendëskryesues të Këshillit Prokurorial

Më: 11 janar 2021 Në ora: 12:09
Këshilli Prokurorial

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës të cilët vijnë nga radhët e prokurorive themelore kanë dhënë sot betimin.

Në këtë mbledhje, siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, është hapur thirrja për nominime për kryesues dhe zëvendëskryesues të ri të KPK-së.

Lidhur me procedurat për nominim në pozitat e lartcekura, të gjithë anëtarët u njoftuan nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës do të zgjidhen brenda afatit të caktuar me aktet ligjore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat