Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) publikoi të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet dhe vdekjet për muajin shtator 2026.
Të dhënat tregojnë se më shumë lindje kishte në muajin shtator 2026 sesa në gusht 2026.
Në muajin shtator 2026 janë regjistruar 2 556 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Gjithsej nga lindjet e regjistruara, 1 378 janë meshkuj dhe 1 178 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 numri i lindjeve u rritë me 2,2 %.
Ndërsa, gjatë muajit shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 861 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 462 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 ka rënie të vdekjeve me 11,0 %.