Në konferencën “Connect & Innovate”, do të prezantohen gjetjet e Studimit mbi Ekosistemin e Inovacionit në Kosovë.
Në këtë konferencë pritet të diskutohen zhvillimet, sfidat dhe mundësitë për avancimin e inovacionit në vend, si dhe potenciali për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe aktorëve të tjerë të ekosistemit.
Në mesin e pjesëmarrësve do të jetë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.
Prezantimi i gjetjeve të studimit synon të ofrojë një pasqyrë më të qartë të gjendjes së ekosistemit të inovacionit në Kosovë dhe të kontribuojë në identifikimin e hapave të mëtejshëm për zhvillimin e tij.